Sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Finacave Arlind Gjokutaj, ka munguar në seancën gjyqësore ditën e sotme pasi ka shfaqur probleme kardiake dhe është transportuar në spital.
Eshtë shtyrë masa e sigurisë për Gjokutajn dhe të pranishëm në seancë kanë qenë drejtori Fatmir Hoxhaj si dhe përmbaruesi Alban Ruli.
Thuhet se Gjokutaj ka shfaqur simptoma të problemeve kardiake në ambjentet e izolimit.
Sipas prokurorisë, këta shtetas kanë vepruar duke pranuar shpërblimin e shtetasit Ilir Thana, në vlerën e rreth 82.000.000 lekëve, nga të cilat 50.000.000 lekë të kaluara në llogarinë e këtij shtetasi duke e trajtuar si pronar pa qenë në këtë status si dhe duke ekzekutuar për herë të dytë një vendim gjyqësor të ekzekutuar nga Ministria e Financave në vitin 2015.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 8586/2022 për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 320 të K.Penal.