Ditën e djeshme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në qytetin e Elbasanit, pasi një 34- vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, disa orë pasi është paraqitur në Martanitet ku ka kryer një abort.
Uniformat blu raportojnë se e reja ka ndërruar jetë vetëm pak orë pas procedurës së abortit.
E ndjera identifikohet me emrin Etleva Çullhaj, fill pas kryerjes së abortit ka mbëritur në banesë, por pas pak minutave, rreth ores 18:00, ka pasur komplikacione ku i është drejtuar përsëri martanitetit aty ku ka ndërruar dhe jetë.
Menjëherë pas ngjarjes, policia ka vënë në pranga mjekët gjinekolog Arben Paralloi, 56- vjeç dhe Behar Gjevori, 60 vjeç, të cilët kanë inicuar në procesin e abortit, dhe vihen nën akuzë për veprën penale “Neglizhenca në trajtim mjekësor”.
Hetuesi vijon të zbardh shkaqet e vërteta të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.