Policia ka dhënë detaje në lidhje me konfliktin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Berat. Dy vëllezër dhe një 16-vjeçar janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta në 17-vjeçar. Blutë njoftojnë se 17-vjeçari punonte në një piceri.
Gjatë natës, në lagjen “22 Tetori”, Berat, pranë një picerie, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit R. Q., 16 vjeç G. Q., 16 vjeç, (vëllezër) dhe I.B., 16 vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin B. D., 17 vjeç, i cili punonte në këtë piceri.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit, shtetasit R. Q,. G. Q dhe I.B., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, në praninë e psikologut dhe prindërve të tyre. Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.