Një 61 vjeçar ka rënë në prangat e uniformave blu pasi është kapur në flagrancë duke transportuar 6 emigrantë ilegal kundrejtë fititmit.
Drejtuesi mjetit, Artur Kaçani, pas kontrolleve ka rezultuar se drejtonte automjetin tip “Opel” ne gjendje të alkoolizuar. Transporti ka nisur nga qyteti Bilisht, në Devoll drejt vendeve të BE.
Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 61 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
NJOFTIMI POLICISË
“DVP Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 5”.
Transportonte kundrejt fitimit, 6 emigrantë të paligjshëm, me një automjet që e drejtonte në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë 61-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt përfitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 5”.
Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara përmes inteligjencës informative, për një shtetas që do të transportonte emigrantë të paligjshëm, organizuan veprimet dhe bënë të mundur lokalizimin dhe më pas ndalimin e automjetit tip “Opel” me drejtues shtetasin A. K., në qytetin e Bilishtit, Devoll. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u gjetën 6 emigrantë të paligjshëm të cilët 61-vjeçari do t’i transportonte drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit. Pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se shtetasi A. K. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftim.