fbpx
E martë, 17 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Tragjike! Vjehrra ish-police vret nusen e djalit dhe mbesën 4-vjeçare

Tirana Press by Tirana Press
19/08/24 - 08:47
in Bota
A A
Tragjike! Vjehrra ish-police vret nusen e djalit dhe mbesën 4-vjeçare
20
VIEWS

Manhatan- Një krim horror ka ndodhur në SHBA muajin e kaluar, teksa një grua 65-vjeçare, Kathleen Leigh, njëkohësisht ish-oficere e policisë në Nju Jork, akuzohet se ka vrarë pas një sherri familjar ish-nusen e djalit, mësuesen Marisa Galloway dhe mbesën e saj të vogël 4-vjeçare, e më pas i dha fund jetës pak çaste më vonë.

Mediat amerikane raportojnë sot (19 Gusht) detaje të reja dhe se arsyeja e vrasjes makabre ishte për faktin se autorja kërkonte që kujdestarinë e vajzës ta merrte i biri pas ndarjes. Pas ngjarjes, babai i fëmijës mori nën kujdes vajzën tjetër të mitur dhe nën pretendimin se po e mbron, nuk lejon që ajo të takojë gjyshërit nga ana e nënës. Konfliktet sollën edhe krimin e rëndë, më 26 korrik 2024.

Prindërit e 46-vjeçares viktimë, thonë se e gjithë kjo ka qenë e bazuar në një plan të sëmurë. Çështja ka shkuar prej kohësh në gjykatë, ku gjyshërit e së voglës kërkojnë që të vendoset drejtësi për vajzën e tyre dhe mbesën e vrarë, si dhe për të pasur mundësi që të takohen dhe ta marrin herë pas here në banesë vogëlushen.

Lexo mëShumë

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!

“Gruaja që vrau nënën e mbesës së saj përpara se të bënte vetëvrasje, e bëri këtë si pjesë e një komploti të sëmurë të përpunuar për t’i dhënë djalit të saj kujdestarinë e plotë të 4-vjeçares, sipas dokumenteve të reja të gjykatës”, raportojnë mediat.

Dosja shqetësuese e Manhattan zbulon gjithashtu detaje tronditëse se si ka qenë jeta e prindërve të viktimës Marisa Galloway, pas tmerrit të vrasjes-vetëvrasjes që i grabiti vajzën e tyre.

Ish-oficerja e provës në Çikago, Kathleen Leigh, 65 vjeç, e deklaruar e sëmurë, qëlloi për vdekje Galloway, një mësuese e arsimit special 45-vjeçar, që ndante një fëmijë me djalin e Leight, Zachariah Reed.

Krimi ndodhi muajin e kaluar në një rrugë me gjethe të Manhatan-it, përpara se autorja të vriste veten, raporton “Nju Jork Post”.

Tani prindërit e Galloway, Nancy dhe John Galloway, kanë paraqitur një kërkesë urgjente në gjykatë duke pretenduar se Reed ka ikur në “shtëpinë e tij shumë milionëshe” në Çikago, me mbesën e dashur, fëmijën tjetër të quajtur Lili.

“Është e qartë, nëna [e Reed] kishte një plan të qëllimshëm për të vrarë Marisën në mënyrë që të siguronte kujdestarinë për djalin e saj”, akuzojnë dokumentet e gjykatës. “Fatkeqësisht, [Reed] ka demonstruar një qëllim absolut për të çuar përpara të njëjtat qëllime të nënës së tij, pasi ai ka refuzuar të na sigurojë qasje te Lili, në pothuajse 3 javë”, vijon dosja.

Gjyshërit, të cilët jetojnë në Cape May, Nju Jork, po i kërkojnë një gjyqtari të Gjykatës së Lartë të Manhatanit që t’u kalojë atyre kohën e prindërimit të Marisës, të lidhur në një marrëveshje kujdestarie të vitit 2022 me Reed, sipas dokumenteve ligjore të paraqitura të premten (16 Gusht).

Viktima, Marisa dhe ish-bashkëshorti Reed, kishin jetuar së bashku derisa ajo “u detyrua të largohej më 25 korrik 2021, sepse Marisa kishte frikë për sigurinë e saj”, shpjegon deklarata.

Që pas asaj kohe, konfliktet u shtuan, derisa ish-vjehrra, dikur oficere policie, një muaj më parë, kreu edhe krimin monstruoz në Mahatan, duke i marrë jetën mësueses dhe vajzës së saj (ish-nusja dhe mbesa).

Tags: Vjehra vret mbesën dhe nusen

Artikuj të Ndërlidhur

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje
Rajoni

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

30/09/24 - 12:04
3
Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!
Bota

Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!

30/09/24 - 08:37
38
Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, të paktën 12 të vrarë
Bota

Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, të paktën 12 të vrarë

30/09/24 - 08:36
3
Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira
Rajoni

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

09/09/24 - 09:18
8
Next Post
Manovra me Jet-Ski në Velipojë, përplasja e dy italianëve, humb jetën 19-vjeçari

Manovra me Jet-Ski në Velipojë, përplasja e dy italianëve, humb jetën 19-vjeçari

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.