Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e sotme në Dibër, pasi raportohet se një 16 vjeçar është mbytur në rezervuar.
Burime për media bëjnë me dije, viktima me iniciale Xh.H., dyshohet se është futur për t’u larë në ujëmbledhësin e centralit të fshatit Çidhen, teksa nuk ka mundur më që të dalë në breg.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e emergjencës, të cilët kanë bërë nxjerrjen e trupit nga uji, teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Dibër/informacion paraprak
Me datë 11.08.2024, rreth orës 11.00, në ujërat e ujë-mbledhësit të centralit të fshatit Çidhen, dyshohet se duke u larë është vetëmbytur shtetasi Xh.H., rreth 16 vjeç.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.