Shqipëria është përfshirë nga lëkundje tërmeti të shpeshta gjatë mbrëmjes.
Sipas Insitutit të Gjeoshkencës bëhet me dije se epiqendra është rregjistruar në zonën e Klosit.

Tërmetet janë shënuar nga ora 20:30 në mbrëmje e deri në të gdhirë, në orën 06:36. Deri në këtë interval kohor janë rregjistuar 7 tërmete të lehta.
Magnituta është shënuar nga 2 deri ne 3.5 e shkallës righter.
Jo vetëm në qarkun Dibër, por janë rregjistuar lëkundje dhe në Tiranë.
Nga burime zyrtare, nuk raportohet për dëmtime materiale.
