Një e moshuar ka humbur jetën pas mesnate në kryeqytet, pas rënies nga lartësia. Viktima dyshohet se është vetëvrarë duke e hedhur vetë nga ballkoni i banesës ku jetonte.
Sipas policisë, 79-vjeçarja ishte me probleme mendore.
“Më datë 29.06.2024, rreth orës 01:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëhedhur nga kati i 3-të i banesës, shtetasja R. H., 79 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime