Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë ku një 24-vjeçar ka ushtruar dhunë mbi bashkëjetuesen e tij e cila më pas ka tentuar vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës. Mbrëmjen e djeshme (30 gusht) rreth orës 23:30, Policia është njoftuar për ngjarjen dhe ka arrestuar 24-vjeçarin i identifikuar si E.H., i akuzuar për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes” mbetur në tentativë. Gjithashtu është bërë me dije se bashkëjetuesja e tij ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila si pasojë e dhunës tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga kati i dytë i banesës, arrestohet 24-vjeçari.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30, një shtetase ishte vetëhedhur nga kati i dytë i banesës, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes” mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 130/a dhe 99 e 22 të Kodit Penal.
24-vjeçari dyshohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:30 ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila si pasojë e dhunës është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës. Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë