Tirana e volejbollit të meshkujve ka arritur të fitojë 3-1 kundër Partizanit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Një sfidë e luftuar dhe me shumë emocione që në fund nxori fitues djemtë e Arben Sakos. Që në fillim ritmi i lojës ishte i lartë. Bardheblutë fituan dy setet e para me po të njëjtin rezultat 22-25.
Ndërkohë, Partizani i Ylli Tomorit u zgjua ne setin e tretë dhe e fitoi atë 25-22. Edhe seti i fundit ishte i luftuar nga të dyja skuadrat po e në fund festa ishte e djemve bardheblu që mbyllen gjithçka me shifrat 25-22 dhe vulosën rezultatin final 3-1 me sete.
“Një ndeshje shume e rëndësishme për ne, një fitore e rëndësishme. Ishim përgatitur shumë për këtë derbi dhe ne fund ja arritëm qëllimit. Partizani është një skuadër e mirë, por ne u treguam më të saktë dhe më të fortë fizikisht. Tani për tani ndihem mirë tek Tirana, është sezoni im i dytë këtu dhe janë kthyer në familjen time të dytë”, tha Gonzalo Nahuel Lapera, volejbollist i Tiranës.
“Gjysmëfinalja tjetër do te luhet në palestrën “Farie Hoti” pas një jave dhe djemve të Arben Sakos do t’i mjaftonin 2 sete të fituara për të kaluar finalen e Kupës së Shqipërisë.