fbpx
E premte, 6 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Temperaturat ekstreme, i nxehti i madh ka shkaktuar qindra viktima në Europë dhe Azi

Tirana Press by Tirana Press
21/06/24 - 10:12
in Aktualitet
A A
Temperaturat ekstreme, i nxehti i madh ka shkaktuar qindra viktima në Europë dhe Azi
16
VIEWS

Valët vdekjeprurëse të të nxehtit po godasin qytetet në katër kontinente të hemisferës veriore. Kjo është një shenjë se ndryshimet klimatike mund të shkaktojnë temperatura që tejkalojnë ato të verës së kaluar, e cila ishte më e nxehta në 2000 vjet, sipas hulumtimit të botuar në revistën Nature.

Temperaturat rekord të ditëve të fundit besohet se kanë shkaktuar qindra, viktima në Azi dhe Europë. Në Arabinë Saudite, pothuajse dy milionë myslimanë shkuan në Xhaminë e Madhe të Mekës, por qindra vdiqën për shkak të temperaturave ekstreme që kaluan 51 ° Celsius. Të paktën 530 egjiptianë kishin vdekur gjatë haxhit, nga 307 që u raportuan të mërkurën, ndërsa 40 janë ende të zhdukur.

Mesdheu është prekur nga temperaturat e larta, të cilat mund të kenë kontribuar në shpërthimin e zjarreve në rajone të ndryshme, nga Portugalia në Greqi dhe përgjatë bregut verior të Afrikës deri në Algjeri. Në Serbi, sinoptikanët parashikojnë që temperaturat të shkojnë rreth 40°C këtë javë pasi erërat nga Afrika e Veriut krijojnë një front të ngrohtë në Ballkan. Autoritetet shëndetësore shpallën alarmin e kuq dhe këshilluan qytetarët të shmangin daljen nga shtëpitë e tyre.

Lexo mëShumë

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

Në Mali të Zi, autoritetet u kanë kërkuar gjithashtu qytetarëve të qëndrojnë në vende me hije deri në orët e vona të pasdites, dhjetëra mijëra turistë po kërkojnë pak freski në plazhet përgjatë Adriatikut.

Temperaturat e natës po rriten më shpejt se temperaturat e ditës, sipas një studimi të vitit 2020 nga Universiteti i Exeter. Valët e të nxehtit pasojnë 12 muaj rresht duke qenë më të nxehtat e regjistruara, sipas vëzhguesit të BE-së për ndryshimet klimatike. Shkencëtarët vlerësojnë se valët e të nxehtit do të vazhdojnë të intensifikohen nëse bota vazhdon të emetojë gazra serë duke djegur lëndët djegëse fosile. Nëse temperaturat globale rriten me 2°C në krahasim me kohërat para-industriale, valët e të nxehtit do të ndodhin mesatarisht 5.6 herë në 10 vjet dhe do të jenë 2.6°C më të ngrohta.

Tags: temepratura ekstremetemperatura te larta

Artikuj të Ndërlidhur

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës
Aktualitet

Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës

31/08/24 - 11:18
9
Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan
Shqipëria

Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan

31/08/24 - 08:59
7
Next Post
Rama, Nano, Meta/ Divorcet e bujshme të kryeministrave socialistë

Rama, Nano, Meta/ Divorcet e bujshme të kryeministrave socialistë

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.