Javën që vjen vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme dhe pak më të freskët, për shkak të tërheqjes së Anticiklonit Afrikan dhe ai i Azoreve. Orët me diell nuk do të mungojnë.
Moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët si dhe vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdites kryesisht në relievet kodrinore- malore të vendit.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vranësirat do të pasohen nga reshje e shiu të cilat pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Përjashtim bënë dita e premte ku moti pritet të jetë i kthjellë e me vranësira të pakta deri në mesatar nga orët e mesditës përgjatë relieveve të larta malore.
Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe me intensitet të ulët.
Era me drejtim kryesor veriperëndim- juglindje me shpejtësi mesatare 2-9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina si dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave era hera-herës fiton shpejtësi 10-14m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-3 ballë.