fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Teknologjia kërcënim për njerëzimin,  në të ardhmen jo të largët inteligjenca artificiale “mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune”

Tirana Press by Tirana Press
29/03/23 - 08:41
in Shkencë
A A
Teknologjia kërcënim për njerëzimin,  në të ardhmen jo të largët inteligjenca artificiale “mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune”
3
VIEWS

Në një raport të të bankës Goldman Sachs thuhet se inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë rreth 300 milionë vende të punës me orar të plotë.

Avancimi teknologjik mund të zëvendësojë një çerek të detyrave të punëtorëve në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, por edhe nënkupton hapjen e vendeve të reja të punës dhe hapësirë të re për produktivitet.

Në raport është thuhet se, një zëvendësim i tillë mund të rrisë prodhimin vjetor të mallrave për 7 për qind.

Lexo mëShumë

U përplas me Tokën 66 milionë vite më parë, shkencëtarët identifikojnë llojin e asteroidit që zhduku dinosaurët

Shkencëtarët kanë zbuluar një shpellë në Hënë, ja për çfarë mund të shërbejë

Aty përmendet që aftësia e inteligjencës artificiale që të krijojë përmbajtje të padallueshme nga puna e njeriut, është “avancim i madh”.

Studiuesi Carl Benedikt Frey nga Universiteti i Oksfordit, ka thënë për transmetuesin britanik BBC se, “nuk ekziston një mënyrë për të ditur se sa punë do të zëvendësohen nga inteligjenca artificiale”.

“Shembull, ajo çfarë bën ChatGPT është që u lejon më shumë njerëzve, me pak aftësi për shkrim, që të krijojnë ese dhe artikuj”.

“Prandaj, gazetarët do të përballen me më shumë konkurrencë, çka mund të ndikojë në ulje të pagave, përveç nëse ka rritje të madhe të kërkesës për një punë të tillë”.

Në raportin e Goldman Sachs përmendet se ndikimi i inteligjencës artificiale do të dallojë varësisht prej sektorit – 46 për qind të punëve administrative dhe 44 për qind të punëve në profesionet e lidhura me ligjin, do të mund të automatizohen, mirëpo në sektorin e ndërtimtarisë dhe mirëmbajtjes, një zëvendësim i tillë mund të prekë 6, respektivisht 4 për qind të vendeve të punës.

60 për qind e njerëzve sot kanë pozita të punës që nuk kanë ekzistuar në vitin 1940.

Mirëpo në disa hulumtime tjera është thënë se ndryshimet teknologjike prej viteve 1980, kanë ndikuar në largim të njerëzve nga puna, më shpejt sesa që janë krijuar mundësi të reja punësimi.

Tags: ShkencëTeknologji

Artikuj të Ndërlidhur

U përplas me Tokën 66 milionë vite më parë, shkencëtarët identifikojnë llojin e asteroidit që zhduku dinosaurët
Shkencë

U përplas me Tokën 66 milionë vite më parë, shkencëtarët identifikojnë llojin e asteroidit që zhduku dinosaurët

17/08/24 - 10:21
16
Shkencëtarët kanë zbuluar një shpellë në Hënë, ja për çfarë mund të shërbejë
Shkencë

Shkencëtarët kanë zbuluar një shpellë në Hënë, ja për çfarë mund të shërbejë

16/07/24 - 12:26
4
Studimi/ Klima ka ndryshuar kohën, ngrohja globale po rrit gjatësinë e ditës
Shkencë

Studimi/ Klima ka ndryshuar kohën, ngrohja globale po rrit gjatësinë e ditës

16/07/24 - 10:39
42
Shkencëtarët: Bërthama e Tokës është ngadalësuar shumë dhe po lëviz prapa
Shkencë

Shkencëtarët: Bërthama e Tokës është ngadalësuar shumë dhe po lëviz prapa

06/07/24 - 11:35
20
Next Post
Harta e re gjyqësore në Shqipëri,  Zëri i Amerikës: Shqetësime për kostot dhe vonesat në drejtësi

Harta e re gjyqësore në Shqipëri,  Zëri i Amerikës: Shqetësime për kostot dhe vonesat në drejtësi

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.