fbpx
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Studimi, ERE: Familjet në shtëpi private konsumojnë 3 herë më shumë energjie se në apartamente

Tirana Press by Tirana Press
31/01/23 - 10:50 - Updated On 04/02/23 - 12:58
in Ekonomi
A A
Studimi, ERE: Familjet në shtëpi private konsumojnë 3 herë më shumë energjie se në apartamente
9
VIEWS

Enti Regullator i Energjisë së fundmi ka bërë një studim në lidhje me konsumin e energjisë elektrike në banesa private krahas apartamenteve.

 Shtëpitë private konsumonojnë sasi më të madhe energjie për ngrohje apo kryerjen e shërbimeve të brendshme sesa banesat ku ka më shumë se 5 apartamente.

Ky studim nënvizon apartamentet janë përgjithësisht më të vogla se shtëpitë e një familjeje, dhe ato shpesh janë pjesërisht të izoluara nga moti nga apartamentet ngjitur.

Lexo mëShumë

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat

Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro

“Një familje mesatare që jeton në një shtëpi të veçuar për një familje konsumon gati tre herë më shumë energji sesa një familje që jeton në një ndërtesë apartamentesh që ka pesë ose më shumë apartamente. Të dhënat mbi shkallën e përdorimit të pajisjeve elektro-shtëpiake në shkallë vendi janë nxjerrë nga një studim i Decon duke bëre dhe disa korrektime nga burime të tjera si ajo e kërkesave të aplikantëve për përdorimin e energjisë elektrike në përputhje me rregulloren e lidhjeve të reja të miratuar nga ERE” thuhet në studim.

I njëjti nënvizon se konsumi në vend kryesisht është më i lartë në pjesën Perëndimore dhe më pak në atë Lindore ku një ndikim ka edhe lëvizja demografike.

“Në Shqipëri si pasojë e lëvizjeve demografike, zona perëndimore ( duke filluar nga Velipoja e deri në Ksamil referuar regjimit të punës të rrjetit shpërndarës të OSSH sha, ) ka rreth 70% të kërkesës për konsum dhe zona lindore ka rreth 30% të kërkesës për konsum te energjisë elektrike” nënvizon ERE.

Nëse analizohet konsumi total i energjisë për një familje studimi del në përfundimin se të paktën 37 për qind e këtij konsumi lidhet me dy përdorime përfundimtare që janë ngrohja e hapësirës dhe klimatizimi.

“Këto përdorime kryesisht sezonale dhe me energji intensive ndryshojnë ndjeshëm sipas vendndodhjes gjeografike, madhësisë dhe strukturës së shtëpisë, si dhe pajisjeve dhe lëndëve të përdorura. Ngrohja e ujit, ndriçimi dhe ftohja janë përdorime pothuajse universale të energjisë gjatë gjithë vitit në shtëpi. Këto tre përdorime përfundimtare të kombinuara përbënin 27% të përdorimit të përgjithshëm vjetor të energjisë në shtëpi.

Pjesa e mbetur – 36% – e përdorimit të energjisë në shtëpi janë për pajisje të tilla si televizorët, pajisjet e gatimit, larëset e rrobave dhe tharëset e rrobave, si dhe një listë në rritje e pajisjeve elektronike të konsumit duke përfshirë kompjuterët, tabletët, telefonat inteligjentë, konsolat e lojërave video dhe internetin, pajisjet e transmetimit” thuhet në studimin e ERE.

Fasha 800 KËh e vendosur vitin e shkuar nga qeveria si një mekanizëm për nxitjen e kursimit analizohet gjithashtu nga Enti duke e konsideruar këtë sasi si të përshtatshme dhe që plotëson nevojat e konsumit të 95 për qind të familjeve shqiptare.

Artikuj të Ndërlidhur

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat
Ekonomi

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat

28/08/24 - 12:30
6
Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro
Ekonomi

Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro

26/08/24 - 08:21
21
Si të sigurohen pensionet në Gjermani?
Ekonomi

Ja kategoria e pensionistëve që do të marrë më shumë para pas tetorit

21/08/24 - 09:30
18
Qeveria “hap thesin”, parashikon fondin 2.2 mld lekë për pensionet, ndryshon rregulli për indeksim
Ekonomi

Eksperti i ekonomisë zbardh skemën, si mund të rriten pensionet me 100 mijë lekë më shumë vetëm me dy mënyra

10/08/24 - 09:31
10
Next Post
Shkencëtarët zhvillojnë një robot të frymëzuar nga zanat, mund të fluturojë me anë të fuqisë së dritës

Shkencëtarët zhvillojnë një robot të frymëzuar nga zanat, mund të fluturojë me anë të fuqisë së dritës

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.