Ndikuar nga situata financiare e familjes, rreth 74 e qytetarëve shqiptarë kanë aq lekë sa për të mbyllur muajin. Ky është një nga gjetjet e prezantuara në studimin e kryer nga Shoqata e Mikrofinancës Shqiptare.
Sipas të njëjtit studim 97% e qytetarëve që mendojnë si të mbyllin muajin, natyrshëm buxheti u shpërndahet në pagesat për energjinë, ushqimet, ujin apo dhe internetin. Por në ato rastet kur fatura për të mbuluar shpenzimet është më e madhe se gjendja e të ardhurave, në vend të borxhit tej të afërmit, zgjedhin të marrin një kredi.
Nëse do të bëjnë blerje apo jo në 12 muajt e ardhshëm shqiptarët janë treguar të rezervuar. Mbi 80% e të intervistuarve nuk kanë ndërmend investojnë për mobilie, makinë, pajisje elektronike apo të kryejnë rinovime të mëdha në shtëpi.
Por nëse ndalemi tek arsyet e kursimit, të gjithë do donin të kursenin për pushime. Për 70% të të intervistuarve dëshira për udhëtime qëndron përmbi kursimin për shkollë, ilaçe, makinë apo veshje.
Sipas studimit viti 2024 pritet një vit ku qytetarët shqiptarë do të tregohen të kujdesshëm për blerjet e mëdha pasi mbi 60% tregohen pesimistë për një rritje të të ardhurave.