fbpx
E shtunë, 7 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Strategjia, edukim që në fillore kundër korrupsionit! Ekspertja e Arsimit: Reformë e domosdoshme, ja çfarë përfitojnë nxënësit

Tirana Press by Tirana Press
30/07/24 - 06:43 - Updated On 31/07/24 - 01:39
in Sociale
A A
Strategjia, edukim që në fillore kundër korrupsionit! Ekspertja e Arsimit: Reformë e domosdoshme, ja çfarë përfitojnë nxënësit
109
VIEWS

Lufta kundër korrupsionit është pengesa më e vështirë që po has vendi ynë në vitet e fundit. Korrupsioni që ka prekur çdo institucion nga pak po largon të rinjtë nga vendi dhe po prodhon të paaftë. Prandaj ka ardhur koha që duhet më shumë punë, lufta kundër këtij fenomeni duhet të fillojë që në bankat  e shkollës.

Për këtë më datë  22 korrik Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Drejtoria e Përgjithshme Antikorrupsionit duket se do të punojnë bashkë për të dakordësuar një kurrikul të veçantë edukuese mbi etikën që synon aplikimin nga shkollat fillore tek ato të mesme.

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

Kjo duket të jetë një masë e lidhur me luftën kundër korrupsionit sipas një shpjegimi të bërë në një pikë të veçantë të strategjisë ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030 që është në konsultim.

Draft strategjia është hedhur për konsultim publik dhe do të qëndrojë deri më  31 gusht. Por për të patur një ide më të qartë rreth kësaj strategjie Tirana Press ka komunikuar me eksperten e arsimit Ana Llazo, e cila shprehet se  së pari puna do fillojë me ndërgjegjësimin për çdo nxënës në bankat e shkollëa, duke luftuar korrupsionin që askujt të mos i cenohet arsimi cilësor.

Më tutje ajo shton se, të rinjtë do të brumosen me pikëpamjen kundër korrupsionit dhe do të japin bashkëpunimin e tyre në komunitet  në të ardhmen.

Intervista:

Ku konsiston në thelb strategjia anti-korrupsion për shkollat?

Strategjia anti-korrupsion për institucionet arsimore ka si qëllim të parandalojë dhe luftojë korrupsionin në institucionet arsimore nëpërmjet masave dhe hartimit te politikave specifike. Në thelb ajo konsiston;

1-Edukimin dhe Ndërgjegjësimin në moshë të hershme.

2- Hartimin dhe zbatimin e politikave anti- korrupsion brenda shkollave.

3- Bashkëpunim me autoritetet dhe komunitetin. Këto masa synojnë të krijojnë një mjedis arsimor më të drejtë duke siguruar çdo nxënës të ketë mundësi të barabarta për arsimin cilësor.

 Nuk ka nisur asnjë testim për momentin sepse do te duhet një konsultim me grupet e interesit dhe ekspertët e fushës.

Ju si eksperte si e vlerësoni se do të jetë efekti i kësaj strategjie?

  Duke qenë se jemi një vend që operojmë për të drejta të plota për në bashkimin Evropian dhe arsimi është një fushe e rëndësishme e shoh si shumë pozitive aq më tepër në edukimin e brezave dhe zhvillimin e shoqërisë në tërësi, pasi rrit cilësinë e arsimit dhe forcimin e integritetit dhe etikës.

Çfarë mangësish shikoni?

Mangësi nuk shikoj pasi ende është në diskutim dhe nuk është aplikuar por mendoj që do të ketë një ndikim pozitiv gjithëpërfshirës.

Çfarë do të sugjeronit ju më shumë?

Për të arritur efekte pozitive do të sugjeroja që strategjitë anti-korrupsion mund të përfshij;

1-Trajnimin e stafeve dhe mësuesve mbi etikën dhe integritetin.

2 -Krijimin e mekanizmave për raportimin e korrupsionit.

3- Promovimin e kulturës dhe integritetit.

4-Inkurajimin e pjesëmarrjes së komunitetit.

Cilat janë përfitimet që marrin nxënësit?

Nxënësit rrisin ndërgjegjësimin, përgatiten për qytetare aktive dhe forcojnë integritetin personal dhe Profesional ne te ardhmen. Kërrikulli anti-korrupsion kontribuon ne ndërtimin e një brezi te ri, te informuar, te ndërgjegjshëm dhe te përgatitur për te luftuar korrupsionin dhe për te ndërtuar një shoqëri te barabarte dhe transparente.

Tags: Ana llazoStrategjia

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës
Sociale

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

09/09/24 - 08:27
9
Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh
Sociale

Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh

31/08/24 - 08:07
11
Grida Duma analizon gjuhën e Metës ndaj SPAK: S’ka ndodhur kurrë…
Shqipëria

Rrëfimi i rrallë i Grida Dumës: Ju tregoj rrëzimin tim, mendimi i parë pasi…

31/08/24 - 08:02
11
Next Post
Më herët i vranë djemtë dhe nipërit, ekzekutohet lideri politik i Hamasit! Rrezik për përshkallëzimin e konfliktit

Më herët i vranë djemtë dhe nipërit, ekzekutohet lideri politik i Hamasit! Rrezik për përshkallëzimin e konfliktit

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.