Është paraqitur gjatë ditës së sotme pranë ambienteve të SPAK, ish-ministri i Shëndetësisë, ilir Beqaj. Ky i fundit është njohur me 700 fashikujt e dosjes së sterilizimit. Sipas SPAK, për aktet e dhunës, beqaj duhet të paguajë 10 mln lekë.
Avokati i Beqajt ka bërë të ditur se kanë 24 orë kohë për të shqyrtuar dosjen, teksa shuma prej 10 mln lekë, për aktet e dosjes është refuzuar të paguhet nga ana e Beqajt.
Beqaj mësohet se do të qëndrojë në SPAK për gjatë 24 orëve. Kujtojmë se Beqaj ndodhet në SPAK pasi ka kryer shkelje në koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj.