Tashmë start-upet që do të zhvillohen në vend, do të krijohet një sistem ku të menaxhojë informacionet dhe përpilojë të dhënat e nevojshme.
Është AKSHI, ai i cili do të ndërtojë sistemin dhe bëjë lidhjen me e-Albania ku do të përditësojnë listat e të dhënave të aplikantëve dhe ecurinë e start up-eve.
Në sistem do të bëjë pjesë ndërtimi I “Regjistrit të Start up-eve”, menaxhimi aplikantëve, ndërveprim me të tjera sisteme, trajnim stafi, shërbime ne e-albania.
Gjithashtu, do të përfshihen edhe grande ku mund të bëhet pjesë kushdo nëpërmjet aplikimit online.
Mungesa e politikave mbështetëse për start up-et dhe financat, ka sjell nevojën e krijimit të këtij sistemi.
Në këtë sistem mund të përfshihen dhe të jenë pjesë e projektit, të gjitha institucionet e projektit, të cilët do të kenë mundësinë të shtojnë informacione të nevojshme në fushat përkatëse.
Ky sistem në vlerën e 39.9 milionë lekëve, do të hostohet në Datacenterin Qeveritar, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.