fbpx
E shtunë, 7 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

SPAK rihap ‘letrat’ e 21 Janarit, familjarët e Aleks Nikës paraqiten në Prokurori! 

Tirana Press by Tirana Press
22/07/24 - 12:38
in Aktualitet
A A
SPAK rihap ‘letrat’ e 21 Janarit, familjarët e Aleks Nikës paraqiten në Prokurori! 
7
VIEWS

13 vite nga ’21 Janari’, ku gjatë protestës së organizuar nga socialistët asokohe në opozitë, u vranë 4 qytetarë, çështja do të hetohet sërish, këtë herë nga Prokuroria e Posaçme. Ishte Gjykata e Lartë që urdhëroi SPAK që të niste hetimet për 21 Janarin, me kërkesë të familjarëve të një prej viktimave, Aleks Nikës. Në këtë mënyrë, vetëm 5 ditë pas regjistrimit të çështjes nga ana e SPAK, prokurorët kanë thirrur për të dhënë dëshminë e tyre këtë të hënë, bashkëshorten dhe xhaxhanë e Aleks Nikës.

Bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika e cila ka bërë edhe kallëzimin në SPAK si dhe xhaxhai i të ndjerit, Mark Nika, janë paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Familjarët pretendojnë se kanë një audio nga dita e tragjedisë, ku urdhërohet në radio vrasja e protestuesve. Këtë provë familjarët kanë deklaruar se do ta dorëzonin vetëm në SPAK, pasi nuk kishin besim te institucionet e tjera të drejtësisë.

Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kërkonin që këtë çështje ta hetonte SPAK. Alfred Shehu është prokurori i SPAK i cili do të hetojë çështjen e 21 janarit. Në mesin e personave që akuzohen nga familja si përgjegjës për vrasjen e Aleks Nikës, janë edhe drejtuesit më të lartë të shtetit, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i brendshëm Lulzim Basha. Ky i fundit në një reagim pas regjistrimit të çështjes në Prokurorinë e Posaçme, dha një koment për mediat, duke thënë se nuk ka urdhëruar pushkatimin e asnjë protestuesi.

Lexo mëShumë

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

SPAK ka njoftuar se ka rihapur hetimet dhe ka regjistruar procedim penal për ngjarjet e 21 janarit. Gjykata e Lartë e ka orientuar hetimin, do të hetohet roli i ish-ministrit të Brendshëm, pra keni qenë ju në detyrë atë ditë.

Çfarë ndodhi më 21 janar?

Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë doli jashtë kontrollit dhe do të përfundonte me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës para Kryeministrisë, pas të shtënave me armë zjarri ng Garda e Republikës. Partia Demokratike, në qeveri do e cilësonte tubimin si grusht shtetit dhe krim shtetëror. Nga 2011 deri më sot, dosja e 21 janarit është ende në gjykatë. Në lidhje me ngjarjen u morën të pandehur Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Familjarët e viktimave prej 13 vitesh kërkojnë drejtësi ndërsa akuzat politike rishfqen para çdo fushate elektorale.

Tags: 13 vite nga ’21 Janari’ku gjatë protestës së organizuar nga socialistët asokohe në opozitëSPAK ka njoftuar se ka rihapur hetimetu vranë 4 qytetarë

Artikuj të Ndërlidhur

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës
Aktualitet

Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës

31/08/24 - 11:18
9
Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan
Shqipëria

Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan

31/08/24 - 08:59
7
Next Post
Video/ Ndodh në Brazil, arbitri jep penalltinë më të çuditshme në histori

Video/ Ndodh në Brazil, arbitri jep penalltinë më të çuditshme në histori

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.