fbpx
E mërkurë, 4 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Sot homazhet për Ismail Kadarenë, trupi i tij mbërrin në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit

Tirana Press by Tirana Press
03/07/24 - 08:51
in Aktualitet
A A
Sot homazhet për Ismail Kadarenë, trupi i tij mbërrin në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit
7
VIEWS

Kanë nisur zyrtarisht homazhet për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 88-vjeçare.

Trupi i tij ka mbërritur në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. E pranishme është bashkëshortja e tij Helena Kadare, e cila e shoqëroi kolosin e letrave shqipe në pjesën më të madhe të jetës.

Personalitete të artit dhe shtetit pritet të marrin pjesë në homazhe. Në orën 11.30 do të zhvillohet ceremonia e lamtumirës, ku familjarë, kolegë, miq dhe të afërm do i japin lamtumirën e fundit.

Lexo mëShumë

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

Ndërsa në orën 12.30 do të jetë nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës, ku edhe do të prehet shkrimtari, që kaq shumë do i mungojë letërsisë.

Homazhet dhe ceremonia shtetërore do të organizohet nga një komisioni i posaçëm nën mbikyrjen e vetë kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë që data 2 dhe 3 korrik janë shpallur ditë zie kombëtare në shenjë nderimi dhe respekti në kujtim të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Në nderim të shkrimtarit, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar është ulur në gjysmështizë.

Ismail Kadare ka lindur në Gjirokastër, më 28 janar 1936 dhe është akademik, politikan dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohor të letërsisë shqipe. Ndonëse shquhet për prozën, sërish kontributi i tij është i madh edhe në poezi, dramë e përkthime. Poezia ishte një pasion i hershëm i tij, pasi ka krijuar vargje qysh prej rinisë dhe më pas, eksperimentoi me prozën, duke u bërë një prej prozatorëve më të njohur shqiptarë.

Veprat e Kadaresë kanë një rëndësi të veçantë, pasi janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme dhe është autori që na ka prezantuar denjësisht në botë. Ai u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në vitin 1996; është nderuar me çmime ndërkombëtare, si dhe është nominuar disa herë për çmimin Nobel.

Kadare ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në letërsinë shqipe, në disa zhanera letrarë.

Tags: homazhekadare

Artikuj të Ndërlidhur

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës
Aktualitet

Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës

31/08/24 - 11:18
9
Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan
Shqipëria

Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan

31/08/24 - 08:59
7
Next Post
U vetëhelmua para SPAK/ Flet djali i Pal Trashajt: Babai po kërkonte drejtësi

U vetëhelmua para SPAK/ Flet djali i Pal Trashajt: Babai po kërkonte drejtësi

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.