Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet e prokurorisë së Tiranës për spitalin Onkologjik, ku janë dhënë 7 masa sigurie për mjekë dhe punonjës të tjerë. Ata akuzohen se kanë orientuar të sëmurët me kancer që të drejtohen për trajtim në klinika private.
Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT), arrest shtëpie
Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT), detyrim paraqitje
Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT), detyrim paraqitje
Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik), detyrim paraqitje
Halil Gashi, detyrim paraqitje
Florian Marku, arrest shtëpie
Drilona Kishta, detyrim paraqitje
Këta shtetas, gjatë kohës që kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza”, kanë shpërdoruar detyrat, duke mos iu dhënë qytetarëve, shërbimin e nevojshëm në spitalin shtetëror, por duke i orientuar ata në spitale private, për të marrë shërbimet që kërkonin.
Gjithashtu, në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë, i cili nuk vihej në punë dhe ishte jashtë standardeve, duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit është bërë e mundur që ky burim të zhvendoset në vendin e përcaktuar.
Në kuadër të këtij procedimi është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara të kontrabanduara dhe të falsifikuara, shuma 10 000 euro, si dhe një klinikë mjekësore