Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për 5 persona të cilët shisnin varre në varrezat e Tufinës.
Kështu, për Alban Ajazi, kërkohet dënim me 2 vite burgim, përfundimisht 1.4 me gjykim të shkurtuar, për akuzën “ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe korrupsion pasiv”.
Për Gazmend Daja, me detyrë punonjës varrezave Tufinë pranë Agjensisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë, ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe korrupsion pasiv”, kërkohet dënim me 2 vite burgim, përfundimisht 1.4 me gjykim të shkurtuar.
Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për 5 persona të cilët shisnin varre në varrezat e Tufinës. Kështu, për Alban Ajazi, kërkohet dënim me 2 vite burgim, përfundimisht 1.4 me gjykim të shkurtuar, për akuzën “ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe korrupsion pasiv”.
Për Bujar Lica, për akuzën “ushtrim i ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kërkohet dënim me 1 vit, për shkak të gjykimit të shkurtuar 9 muaj burg.
Për Fatjon Gjonaj, i akuzuar për ndërtim i paligjshëm (po ndërtonte varr), kërkohet dënim me 6 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar 4 muaj burgim dhe pezullimin e dënimit dhe vënien ne provë për një periudhe prej 8 muajsh.