53-vjeçari biznesmen grek është arrestuar dhe dënuar me 4. 5 vite burg pasi ka përdhunuar të miturën shqiptare.
16 vjeçarja është abuzuar seksualisht pasi ishte praktikante në kompaninë e tij.
Gjykata e dënoi biznesmenin me akuzën si autor i dyshuar në përdhunimin e të miturës. Thuhet se ky i fundit ka deklaruar në seancë gjyqësore se nuk ishte në dijeni të moshës dhe në trup dukej e rritur, në moshën e një gruaje të rritur.
Vjaza në fillim ka hezitur të tregojë për ngjarjen në shtëpi, por ka qenë familja e cila ka dyshuar, prej faktit që vajza nuk frekuentonte më kompaninë e tij.
Mbi biznesmenin grek nëndon akuza e përdhunimit në formën e neglizhencës së vazhdueshme nga një i mitur që ka mbushur moshën 14 dhe jo 18 vjeç, me rrethanat rënduese të një personi që jep mësime për një të mitur.