Banka Kombëtare e Zvicrës do të mbajë ditën e sotme në Bernë mbledhjen e saj të përgjithshme vjetore kundër një sër protestash mbi ndryshimet klimatike dhe rolin e saj në shitjen emergjente të Credit Suisse ndaj rivalit zviceran UBS
Banka qëndrore pati një rol kryesor në ndërmjetësimin e shpëtimit të Credit Suisse gjatë një fundjave kaotike në muajin mars, pasi shumë faktorë përfshirë dhe rënien e çmimit të aksioneve e çuan institucionin 167-vjeçar në prag të një kolapsi.
Marrëveshja mbetet e zhytur në sfida ligjore, veçanërisht për mungesën e kontributit të investitorëve dhe vendimin jokonvencional për të fshirë 15 miliardë franga zvicerane (16.8 miliardë dollarë) të detyrimeve Credit Suisse.
Shkatërrimi i bankës së dytë më të madhe të vendit dëmtoi rëndë reputacionin e Zvicrës për stabilitet financiar.
UBS dhe Credit Suisse gjithashtu u përballën me protesta nga aktivistët e klimës në fillim të këtij muaji mbi investimet në kompanitë e karburanteve të sjella nga Afrika lindore.