Sindikata e pedagogëve ka paralajmëruar proteste kombëtare më datë 22 shkurt, për të treguar që vijojnë të vendosur për të arritur plotësimin e kërkesave të tyre që lidhen me rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës.
“Në rast se i le pa pagë dhe pa karrierë akademike, çfarë është ky, një pedagog të qëndroj më në Shqipëri dhe prandaj po ikin pedagogët më të mirë, po ikin profesionista nuk po ikin militantët, patronazhistat, po ikin specilistat e mirëfilltë. Mirëpo ka një problem, çdo prind shqiptar e sjell fëmijën në universitet për të marrë edukatë qytetare dhe profesion, kur ikin profesionista kush po ja jep profesionin?”, tha Lush Susaj, pedagog Universiteti Bujqësor.
Këtë herë në protestë ata kanë thirrur edhe studentët, për të ngritur zërin dhe për shqetësimet e tyre, një ndër to çështja e tarifave.
“Zemra dhe themeli i universitetit janë studentët. Pse të paguajë studenti i Shqipërisë tarifë për bachelorin kur Kosova dhe rajoni e ka zero. Pse të paguajë studenti i Shqipërisë 2000 euro për masterin kur Kosova e 300-400 euro. Pse studenti i Shqipërisë mos ta ketë fletoren falas, paguajë qira, paguajnë makinat, paguajnë gjithandej studentët dhe janë njerëzit më të varfër në rajon dhe Europë”, u shpreh Lush Susaj, pedagog Universiteti Bujqësor.
Universitete po përballen me boshatisjen e auditoreve nga studentet, të cilët po zgjedhin që të shkollohen jashtë vendit, por dhe me largimin e pedagogëve për shkak të pakënaqësive.
“Ne nuk duam të ikim nga ky vend, ne nuk i duam klasat bosh, ne duhet të kthejmë rininë studentore në klasat e universitetit”, përfundoi profesor Susaj.