Policia e Shtetit në një konferencë për mediat, dhe detaje të reja në lidhje me operacionin “Krahët e Krimit”, në Shijak ku u bë dhe zbulimi i “shtëpisë së barit” dhe një arsenal armësh.
Por si arriti Policia të zbulojë banesën 4 katëshe në pronësi të vëllezërve Selman dhe Fredi Krasniqi?
Në përgjigjen e tij Drejtori I Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Skënder Hitaj, tregoi rrugën që është ndekur për ybulimin e këtij megaoperacioni.
“Në fillim kemi pas informacione në rrugë operative, bashkëpunim me prokurorinë dhe në bashkëpunim me strukturat e tjera të drejtorisë. Kemi bërë veprimet hetimore, që të gjejmë dhe godasin këtë banesë dhe të sekuestrojmë gjërat që u gjetën. Për momentin mund të flasim për këta dy persona pasi kemi prova dhe fakte, ndërsa për personat e tjerë mbeten pjesë e hetimeve dhe patjetër që presim operacione tjera, të cilat do t’ua bëjmë me dije në një moment të dytë”, tha ai, teksa iu përgjigj interesit të gazetarëve.