Janë zbardhur përgjime të dosjes së abuzimeve në departamentin e Onkologjikut në QSUT.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha është zhvilluar një bisedë mes infermierit dhe bashkëshorti të një prej pacienteve që kërkon të marrë shërbim më parë datës së pritjes.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjekët, specialistët dhe administratori i spitalit orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin Onkologjik në QSUNT.
Përgjimet data 1.12.2023:
Qytetari: Afrim përshëndetje, unë jam ai i shoqi asaj B. që diskutonim ato muhabetet. Mos më gjen ndonjë mundësi si t’ia bëjmë sot se unë e kam javore atë kimon, për nder se jam në hall. S’më ndihmon dot me një kështu se ajo e ka javore ia kemi blerë sa qimet e kokës dhe të pres datën 05 unë.
Afrim: Ja të them për pak se jam tek Pediatria me çunin.
Qytetari: Mirë më thuaj se jam gati të nisem direkt.