Ambientalisti Sazan Guri, ka folur mëngjesin e kësaj të premte mbi ndotjen mjedisore në vendin tonë. I ftuar në një program televiziv, ai theksoi se ndotja është bërë shkak i shumë sëmundjeve duke shtuar se shqiptarët nuk janë aktivë.
Mes tjerash ai theksoi se për shkak të ndotjes, shqiptarët janë ‘fjetur’.
“Të ndash sa më shumë kosha plehrash. Të bësh landfill. Nuk kemi incinerator. Shqiptari nuk është aktiv. Nga ndotja oksigjeni nuk shkon në zemër dhe në tru. Prandaj shqiptari është i fjetur, është apatik. Smogu ka shkuar deri në zemër, prandaj ka më shumë sëmundje në zemër”,tha ai.