Shtëpi bari dhe armë e municione luftare u gjetën në vilën 4 katëshe e Fredi Krasniqit, pas operacionit “Krahët e Krimit”.
Në pranga ra autori si dhe është shpallur në kërkim i vëllai, Fatmir Krasniqi, i cili sipas sistemit TIMS rezulton të ndodhet në Itali.
Gjykata e rrethit Gjyqësor Durrës ka dhënë sot masën e sigurisë ndaj Fredi Krasniqit, arrest me burg.
Pas vendimit të gjykatës është prononcuar për mediat avokati mbrojtës i Fredi Krasniqit duke shprehur se është invalid dhe ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale si dhe kushtet ekonomike e kanë shtyrë drej këtyre veprimeve.
“Sot u dha masa i sigurisë e arrestit me burg për shtetasin Fredi Krasniqi. Është invalid, ka probleme shëndetësore dhe ky ka qenë edhe shkaku që e ka shtyrë këtë shtetas të bëjë këtë veprim, kanë qenë kushtet ekonomike për të bërë një ndërhyrje kirurgjikale,” tha avokati.
Nga ana tjetër, avokati ka kërkuar trupës gjykuese ndyshimin e masës së sigurisë, nga vendimi ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’, duke parë rrethanat e autorit. Nën theksin se armët kanë qenë në banesë që prej vitit 1997.