TNjë ekip shqiptar shpëtimi do të niset sot për të dhënë ndihmën në misionin e kërkim nën rrënojat e tërmetit shkatërues në Turqi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama në një postim në Twitter, ku shprehet thellësisht i tronditur nga lëkundjet sizmike që morën qindra jetë njerëzish në kufirin Turqi-Siri.
“I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi” -shkruan Rama.