Këtë të hënë të 13 Shkurtit, Shqipëria shpll ditë zie kombëtare në nderim të viktimave të tërmetit shkatërrues në kufirin Turqi-Siri.
Ky solidarizim vjen dhe një shenjë mbështetje e dhembshurie për popullin dhe Turqinë mike, e cila iu gjend pranë Shqipërisë në fatkeqësinë e ngjashme të vitit 2019.
Kryeministri Rama në postimin e publikuar në rrjetet sociale bën me dije se flamujt do të jenë në gjysëm shtizë dhe bën thirrje kujtdo që mundet të ndezin një qiri dhe të luten për popullin, solidaritet që kapërcen kufijtë tanë.
Postimi kryeministrit Rama:
“Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë.
Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shënjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë.”