Qeveria shqiptare ndërsa po thurte një plan ambicioz për rritjen e pagave në dy vitet e ardhshme në sferën e administratës publike, vendet e ndryshme të Ballkanit përgjatë dy viteve të fundit kanë realizuar kushtet më transparente për një rritjen me vlera të larta.
Sipas raportimit të Bankës Botërore në raportin e tremujorit ekonomik theksoi se vendet e Ballkanit kishin aplikuar rritje publike të pagave në fillim të vitit 2023.
Një ndër vendet ishte Serbia, e cila rriti pagat që në fillim të vitit 2023 me 12.5%. Ndërsa Mali i Zi i rriti pagat afërsisht me 20% në administratën publike, arsimim dhe shëndetësi.
Ndërsa Kosova miratoi një ligj për rritjen e pagave, gjithashtu edhe Maqedonia e Veriut po punonte për hartimin e një projektligji të pagave pas kërkesave të marra nga Federata e Sindikatave.
Në vitin 2022 në të gjitha vendet e Rajonit kishte presione nga inflacioni për rritjen e pagave e cila dërgoi në reflektim të shumicës së vendeve të Ballkanit.
Pavarësisht rënieve të kapitalit, vendet e tjera ishin më të përgatitura për t’iu përgjigjur inflacionit dhe për të marrë përsipër rrezikun që mund të kanosej pas rritjes së pagave, por kishin një plan për të ndihmuar ata.
Paga mesatare mujore neto në Mal të Zi kishte rritje me 18.7% , ndërkohë në Shqipëri me 10.8% pasi vlera reale shkonte 3.4% sepse kishte një rritje të punonjësve në sektorin privat.
Edhe pse në fillim paga mesatare e Serbisë u rrit me 13.8% që përkthej në vlera reale 1.7% më tej në vitin 2022 rritje të lartë kishte sektori privat ku ndikoi në përmirësimin e pagave të sektorit publik.
Me pak fjalë shikojmë një luhatje të vlerave, ku na paraqiten ulje – ngritje të pagave pavarësisht inflacionit, vendet e Ballkanit u përpoqën të ishin një hap para drejt standardeve më të mira në krahasim me të Shqipërisë.
Kemi një diferencë të lartë në krahasim me vendet e rajonit nga 800-900 euro në 520 euro të vendit shqiptar.