fbpx
E shtunë, 7 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç , renditet pas Sirisë

Tirana Press by Tirana Press
03/05/24 - 08:43
in Sociale
A A
Qeveria plan integrimi për emigrantët e rikthyer
4
VIEWS

Normat e emigrimit të rinjve në Shqipëri në 10 vitet e fundit kalojnë edhe vendet që kanë përjetuar lufta të përgjakshme, atyre që jetojnë në diktuara ekstreme dhe vendeve tmerrësisht të varfra.

Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se nga viti 2013 në 2023 në vendet e bashkimit Europian kërkuan azil 64.2 mijë shqiptarë nën 18 vjeç.

Në vlerë absolute kjo shifër ishte e pesta në botë, por, në raport me popullsinë, Shqipëria kishte normën e dytë më të lartë në botë të azilkërkuesve nën 18 vjeç në BE, me 241 të rinj për 10 mijë banorë.

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

Shqipëria lë pas vetëm Sirinë, që ka 266 kërkesa për azil për 10 mijë banorë. Prej katër vitesh, Siria është e përfshirë në një luftë të ashpër civile, që ka detyruar një emigrim masiv nga vendi. Ndërsa prej një dekade Shqipëria është në negociata për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe renditet në listën e vendeve të sigurta, pasi nuk është në luftë dhe është kandidate për Bashkimin Europian.

Përveç Sirisë, Shqipëria ka një diferencë me vendet që e pasojnë në renditje. Eritrea një vend diktatorial në Afrikë kishte një normë emigrimi 162.3 persona nën 18 vjeç për 10 mijë banorë, më pas në renditje vjen Gjeorgjia me 100 të rinj azilantë nën 18 vjeç për 10 mijë banorë, Iraku me 38 azilantë për 10 mijë banorë dhe Somalia me 32 .

Ndonëse me një popullsi të vogël ndër vendet e origjinës së emigrantëve Shqipëria kryeson renditjen globale të azilkërkuesve të rinj në Europë edhe në numër personash.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se përgjatë 10-vjeçarit të fundit 64,215 mijë të rinj nën 18 vjeç nga Shqipëria kërkuan azil në një nga vendet e BE-së, duke e renditur vendin tonë të katërtin në botë pas Sirisë (590 mijë), Afganistanit (358 mijë), Irakut (170 mijë) dhe Turqisë (64.2 mijë), të cilat kanë qenë në luftë (përveç Turqisë) dhe kanë popullsi shumë më të madhe se Shqipëria.

Emigrimi në Shqipëria ka marrë përmasat e një hemorragjie që nuk po ndalon. Të dhënat tregojnë se vendet e tjera që kanë përjetuar flukse të larta të azilantëve në grupet e reja moshore në luftë dhe prag lufte, ndërsa në vendin tonë fenomeni është sistematik dhe po vijon edhe pse Shqipëria është vend demokratik dhe me rritje ekonomike.

Tags: azl kerkueseemigrim i te rinjveSiri

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës
Sociale

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

09/09/24 - 08:27
9
Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh
Sociale

Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh

31/08/24 - 08:07
11
Grida Duma analizon gjuhën e Metës ndaj SPAK: S’ka ndodhur kurrë…
Shqipëria

Rrëfimi i rrallë i Grida Dumës: Ju tregoj rrëzimin tim, mendimi i parë pasi…

31/08/24 - 08:02
11
Next Post

Aksident në autostradë Durrës-Tiranë, autobusi përplaset me bordurën e përdorimit

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.