fbpx
E premte, 6 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Shqipëria duhet të investojë 6 mld dollarë për të zbutur efektet e ndryshimeve klimatike!

Tirana Press by Tirana Press
19/07/24 - 07:55
in Sociale
A A
Shqipëria duhet të investojë 6 mld dollarë për të zbutur efektet e ndryshimeve klimatike!
6
VIEWS

Nëse nuk përdoren mjete financiare për mbrojtjen e efekteve negative nga ndryshimet klimatike, dëmet do të shumëfishohen.

Në një raport të posaçëm për Ballkanin Perëndimor për efektin e ndryshimeve klimatike, Banka Botërore përllogariti se Shqipërisë i duhet një shumë prej 6 miliardë dollarësh në vitet në vijim për të zbutur ndikimet e klimës.

Banka vë në dukje se kostot e përshtatjes janë të larta, por nga ana tjetër, përfitimet janë edhe më të larta. Për t’iu kundërvënë rreziqeve në rritje lidhur me ndryshimet klimatike, 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të duhet të marrin në konsideratë investime të mëdha në përshtatje.

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

Kostot e veprimeve dhe investimeve të propozuara për një paketë fillestare përshtatjeje janë 6.0 miliardë dollarë për Shqipërinë, 6.8 miliardë dollarë për Bosnjë dhe Hercegovinën, 2.8 miliardë dollarë për Kosovën, 5.7 miliardë dollarë për Malin e Zi, 6.4 miliardë dollarë për Maqedoninë e Veriut dhe 9.5 miliardë dollarë për Serbinë.

Përfitimet nga shmangia e humbjeve i referohet faktit që investimi në përshtatjen klimatike shpëton jetë, minimizon humbjet dhe dëmtimet e pronës, mbron investimet e kapitalit njerëzor dhe pakëson humbjet e produktivitetit. P.sh., nga një investim rreth 1 miliardë euro në Bosnjë shpëtohen 14 miliardë të tjera që mund të vijnë nga dëmet.

Investimet për adaptimin ndaj klimës gjithashtu mund të çlirojnë potenciale të reja në ekonomi. Investimet në mbrojtjen e klimës do të krijojnë vende të reja pune, do të nxisin aktivitetin e biznesit, lehtësojnë zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe tërheqin investime kapitale qe rrisin më tej produktivitetin e fuqisë punëtore.

Masat e përshtatjes duhen marrë në sektorin e pyjeve dhe të turizmit, pasi përfitimet janë më të larta në këta dy sektorë.

Banka Botërore analizon se investimet në përshtatjen e klimës përforcojnë përfitimet sociale dhe mjedisore, që janë përtej atyre ekonomike ose financiare. Këto përfitime të përbashkëta përfshijnë përmirësime në eficiencën e energjisë, estetikën, bujqësinë qëndrueshmërinë dhe diversitetin ekologjik.

Strategjitë e përshtatjes urbane mund të përmirësojnë gjithashtu mirëqenien e komuniteteve dhe të krijojnë qytete më të qëndrueshme dhe më rezistente ndaj klimës.

Qytetet i gjelbëruara dhe në përshtatje ndaj klimës duhet të kenë çatitë e gjelbra, parqet publike, të cilat kanë aftësi të ndikojnë në reduktimin e gazeve serrë, rrisin efikasitetin e energjisë dhe promovojnë biodiversitetin./Monitor

Tags: 6 MLD DOLLARNDRYSHIMET KLIMATIKERRREZIKshqiperi

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës
Sociale

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

09/09/24 - 08:27
9
Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh
Sociale

Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh

31/08/24 - 08:07
11
Grida Duma analizon gjuhën e Metës ndaj SPAK: S’ka ndodhur kurrë…
Shqipëria

Rrëfimi i rrallë i Grida Dumës: Ju tregoj rrëzimin tim, mendimi i parë pasi…

31/08/24 - 08:02
11
Next Post
Talli në rrjetet sociale Melonin për gjatësinë, gazetarja italiane gjobitet me 5 mijë euro

Talli në rrjetet sociale Melonin për gjatësinë, gazetarja italiane gjobitet me 5 mijë euro

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.