fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Shqipëria dhe pse me moshën më të re, plakja popullësisë rritet dyfish krahas Europës

Tirana Press by Tirana Press
23/02/23 - 09:04
in Ekonomi, Sociale
A A
Shqipëria dhe pse me moshën më të re, plakja popullësisë rritet dyfish krahas Europës
9
VIEWS

Studimet e fundit tregojnë se gjysma e popullsisë shqiptare në vitin 2022 ishte 38.2 vjeç dhe gjysma tjetër moshë më e madhe.

Krahasuar me mesoren e BE, vendi ynë kryeson një nga popullësitë më të reja, renditur e gjashta në euro zonë që ndan popullsinë në dy grupe ishte 44.4 vjeç në 1 janar 2022.

Por, ndryshe nga vendet e tjera, në Shqipëri është përshpejtuar ritmi i plaksjes së popullësisë, sesa mesatarja e Bashkimit Europian. Sipas Eurostat, mosha mesore është rritur me 2.5 vjet (mesatarisht me 0.25 vjet në vit) nga 41.9 vjet në 2012 për BE, ndërsa për Shqipërinë me 5 vite, sa dyfishimi i BE-së. Shtetet më të reja të Europës janë Kosova (30 vjeç për vitin 2020) dhe Turqia (32.8 vjeç, për vitin 2021).

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

Në dekadën e fundit, Shqipëria ka shënuar rritjen më të lartë të moshës mediane nga të gjitha shtetet e tjera të Europës. I dyti pas nesh është Maqedonia e Veriut, që është plakur me 4.7 vite dhe Portugalia, me 4.7 vite.

Në vitin 1994, kur Eurostat raporton të dhënën e parë për Shqipërinë, gjysma e popullsisë ishte nën 27.6 vjeç ndërsa për Bashkimin Europian (të atëhershëm) mosha mesore ishte 38.7 vjeç, me një diferencë prej 11.1 vitesh.

Për shkak të ritmeve të larta të emigracionit, plakjes graduale të popullsisë dhe ndryshimit të stilit të jetesës që çoi në rënien e numrit të lindjeve për një grua, nivelit të ulët të zhvillimit ekonomik (Shqipëria mbetet ndër më të varfrat në Europë, me 32% të ardhurave të mesores europiane) Shqipëria po plaket shumë më shpejt dhe diferenca është ngushtuar në 6.2 vjet në 2022-n.

Italia është shteti më i plakur i Europës

Sipas Eurostat, më 1 janar 2022, mosha mesore e popullsisë së BE-së arriti në 44.4 vjeç, 0.3 vjet më shumë se në vitin 2021. Ky tregues është rritur me 2.5 vjet (mesatarisht me 0.25 vjet në vit) nga 41.9 vjet në 2012. Kjo do të thotë se gjysma e Popullsia e BE-së ishte më e vjetër se 44.4 vjeç, ndërsa gjysma tjetër ishte më e re.

Në të gjithë vendet e BE-së, mosha mesore varionte nga 38.3 vjeç në Qipro, 38.8 në Irlandë dhe 39.7 në Luksemburg deri në 48.0 vjeç në Itali, 46.8 në Portugali dhe 46.1 në Greqi. Në total, 18 vende të BE-së ishin nën moshën mesore të BE-së.

Midis 2012 dhe 2022, ky tregues u rrit në të gjithë anëtarët e BE-së, përveç Suedisë, ku u ul (nga 40.8 vjet në 2012 në 40.7 vjet në 2022). Në Maltë, nuk kishte asnjë ndryshim në moshën mesore midis 2012 dhe 2022, duke mbetur në 40.4 vjet. Në pesë vende të BE-së, mosha mesore e popullsisë u rrit me 4 vjet ose më shumë. Mosha mesore në Portugali u rrit më së shumti midis vendeve të BE-së (+4,7 vjeç), e ndjekur nga Spanja (+4,3), Greqia dhe Sllovakia (të dyja +4,1) dhe Italia (+4,0).

Mosha Graf
Tags: PopullësiaShqipëri

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës
Sociale

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

09/09/24 - 08:27
9
Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh
Sociale

Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh

31/08/24 - 08:07
11
Grida Duma analizon gjuhën e Metës ndaj SPAK: S’ka ndodhur kurrë…
Shqipëria

Rrëfimi i rrallë i Grida Dumës: Ju tregoj rrëzimin tim, mendimi i parë pasi…

31/08/24 - 08:02
11
Next Post
E frikshme/ Zyrtari turk: Brenda shtatë viteve Stambolli do të goditet nga një tjetër tërmet mbi 7 ballë

E frikshme/ Zyrtari turk: Brenda shtatë viteve Stambolli do të goditet nga një tjetër tërmet mbi 7 ballë

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.