Humb jetën punonjësi 35-vjeçar Elvis Prendi, i cili u plagos gjatë shpërthimit të autobotit me naftë në një pikë karburanti në aksin Tiranë-Durrës.
I plagosur ka mbetur edhe punonjësi tjetër, Xh.K., 20 vjeç, banues në Kamëz.
Shpërthimi që i mori jetën një prej punonjësve ndodhi mbrëmjen e 9 gushtit, teksa autoboti ishte duke u furnizuar me lëndë djegëse.
Dyshohet se shkaku i shpërthimit të autobotit mund të ketë qenë motori i tejnxehur i autobotit ose një frenim i gomës së pasme që mund të ketë shkaktuar temperaturë të lartë dhe ka shkaktuar shpërthimin.