Mëngjesin e kësaj të hëne, Saranda është zgjuar nën terrorin e zhurmave të një shpërthimi me tritol duke shkatërruar plotësisht një hotel.
Sasia prej 20 kg lëndës plasëse e vendosur në hyrje të hotelit në pronësi të Spiro Çabiri, në zonën e bulevardit ka shkaktuar dëme në mbi 20 biznese përreth.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Ky shpërthim ka ardhur si pasojë e një konflikti pronësie që ka pasur pronari me ish-ortakët e tij për hotel “Bizant” dhe për një piceri në katin e parë.
Bashkëpronarët vijojnë proces gjyqësor të hapur prej vitit 2002, S. Ç., dhe E. Dh, kanë pasur konflikte ndër vite por nuk dihen ende arsyet e këtij shpërthimi.
Blutë e qytetit po hetojnë konfliktet e pronësisë si pjesa kryesore.
Shpërthimi është dëgjuar në të gjithë Sarandën dhe banorët raportojnë se ka shkaktuar lëkundje të ngjashme me tërmetin.