fbpx
E hënë, 16 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Shpenzimet e Serie A janë më të ulëtat që nga viti 2006/ Premier League, rekord harxhimesh në merkaton e janarit

Tirana Press by Tirana Press
02/02/23 - 11:40 - Updated On 04/02/23 - 12:58
in Sport
A A
Shpenzimet e Serie A janë më të ulëtat që nga viti 2006/ Premier League, rekord harxhimesh në merkaton e janarit
6
VIEWS

Kush thotë që transferimet në dimër, nuk janë momenti ideal për të shitur/blerë futbollistë?

Këtë herë Premier League ka thyer sërisht ‘rekordin’, për shpenzimet bruto të klubeve. Nuk jemi duke folur për një shumë të vogël por për plot 815 milionë sterlina, shpenzime këto të bëra vetëm gjatë muajt janar, 90% më shumë krahasuar me rekordin e mëparshëm prej 430 milionë sterlinash në 2018-n dhe thuajse trefishi krahasuar me merkaton e janarit një vit më parë.

Sipas grupit të biznesit sportiv të Deloitte, klubet e Premier League kanë vendosur një rekord të ri në lidhje me shpenzimet neto të transferimeve gjatë merkatos së janarit – në 720 milionë sterlina, duke eklipsuar rekordin e mëparshëm në janar 2022. (180 milionë sterlina).

Lexo mëShumë

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

Nëse i bashkojmë me shpenzimet rekord në merkaton e transferimeve në verë(1.9 miliardë sterlina), arrijmë në përfundimit se klubet e Premier League kanë shpenzuar në total 2.8 miliardë sterlina në sezon.

Shpenzimi prej 275 milionë sterlinash në “Deadline Day” nga klubet e Premier League përfaqëson një rekord të ri për merkaton e janarit, ndërsa klubet e Premier League përfaqësojnë 79% të shpenzimeve totale të “Big 5” në futbollin europian, duke shënuar përqindjen më të lartë të regjistruar ndonjëherë.

Gjashtë klubet e para të Premier League gjeneruan të ardhura të cilat përfaqësojnë 54% të shpenzimeve totale bruto për transferime në kampionat, ku vetëm Chelsea zë 37% të shpenzimeve totale të kampionatit.

“Shpenzimet rekord nga klubet e Premier League këtë sezon shkojnë përtej asaj që kemi parë deri më tani” – deklaroi Tim Bridge, partner kryesor i Sports Business Group në Deloitte.

Chelsea theu rekord në Premier League angleze, pasi arriti një marrëveshje prej 121 milionë eurosh (107 milionë sterlina) për mesfushorin e Benfica, Enzo Fernandez, fitues i Kupës së Botës me Argjentinën.

Fernandez është blerja e tetë e Chelsea në merkaton e janarit, pasi klubi londinez ka nënshkruar marrëveshje me Mykhailo Mudryk, Benoit Badiashile, Noni Madueke, Andrey Santos, David Fofana dhe Malo Gusto, ndërsa Joao Felix është marrë në huazim nga Atletico Madrid.

Shpenzimet e Serie A janë më të ulëtat që nga viti 2006

Ndryshe nga Premier League angleze, në Itali merkato e transferimeve të janarit kishte shpenzimet më të ulëta të klubeve të Seria A.

Klubet e Seria A shpenzuan në total 28,42 milionë euro për transferimet në janar, shifra më e ulët që nga viti 2006. Fiorentina është klubi që ka shpenzuar më shumë, për një lojtar që ishte pjesë e klubit.

Futbolli italian është duke u rimëkëmbur financiarisht nga pandemia e koronavisurit, por vitin e kaluar, klubet e Seria A kanë shpenzuar 185 milionë euro (201 milionë dollarë).

Katër klubet e para: Napoli, Inter, Lazio dhe Atalanta nuk kanë shpenzuar asnjë euro këtë muaj.

Artikuj të Ndërlidhur

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë
Sport

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

09/09/24 - 09:01
209
Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit
Sport

Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

31/08/24 - 10:01
8
Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri
Sport

Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri

29/08/24 - 12:12
15
ZYRTARE/ Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare
Sport

ZYRTARE/ Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare

28/08/24 - 12:30
63
Next Post
Mbreti Charles nuk do të shfaqet në kartëmonedhën e re të Australisë

Mbreti Charles nuk do të shfaqet në kartëmonedhën e re të Australisë

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.