Mbrëmjen e djeshme raportohet një mobileri në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Rëmenj.
Mobileria, sipas burimeve policore është në administrim të shtetasit G. F., banues në Pogradec.
Raportohet se nga zjarri ka vetëm demtime materiale dhe fatmirësisht asnjë person i lënduar.
Nga dyshimet e para thuhet se zjarri mund të ketë rrënë për shkaqe aksidentale.
Njoftimi policisë:
Më datë 14.01.2023, rreth orës 01:00, në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Rëmenj, Pogradec, ka rënë zjarr në një mobileri në pronësi të shtetasit G. F., banues në Pogradec. Shërbimet e zjarrfikëses bënë të mundur fikjen e zjarrit, si pasojë e të cilit kishte vetëm dëme materiale.
Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të ketë rënë, nga shkaqe aksidentale.
Grupi hetimor po kryen veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.