Mbrëmjen e djeshme një banesë në lagjen “Çlirim”, Çorovodë është përfshirë nga flakët e zjarrit.
Si pasojë burime bëjnë me dije se 66- vjeçari I. Sh., nga djegiet e marra dhe asfiksimi nuk ka mundur dot të shpëtojë.
I moshuari tragjikisht gjeti vdekjen pasi flakët ishin të përmasave të mëdha.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit që ka shkrumbuar banesën, grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISE
Gjatë natës, në lagjen “Çlirim”, Çorovodë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I.Sh., 66 vjeç.
Si pasojë e flakëve dhe asfiksimit ka ndërruar jetë shtetasi I.Sh.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.