Miqësia e tyre prej kohësh ka qënë më e komentuara, por çfarë ndodhi me këngëtarin Luiz Ejlli dhe bukuroshen Efi Dhedhes?
Gjatë spektaklit të së martës u shfaq një klip ku në qëndër ishte miqësia e krisur mes Efit dhe Luizit, një zhgënjim për të dyja palët gjë për të cilën Efi ka kërkuar përballje me këngëtarin.
Luizi ndër të tjera ka thënë se shkak i ftohjes së tij ndaj Efit është bërë një video që ajo ka bërë në makinë ku ka folur për mardhënien e çiftit Kiara-Luiz. Ai është shprehur se ajo video e ka zhgënjyer dhe se pa mësuar të vërtetën miqësia e tyre nuk mund të jetë si më parë.
Pjesë nga biseda:
Efi: A të pyeta ka diçka që nuk shkon me ne?
Luiz: Për çfarë e ke bërë atë deklaratë jashtë?Deri në momentin që nuk do e thuash këtë qëndrim do mbaj.
Efi : Kur të dalë nga këtu nuk të shikoj dot njësoj. Unë të njoh për aq tq zgjuar mendojase e kuptove. Unë nuk mundem të flas jam në situatë të vështIrë. Për aq kohë që ti më njohe mua, duhet ta kesh kuptuar për cfarë e kam bërë. Kur të dolën të tërë kundër dikur, unë isha me ty. Në deklaratën për Kiarën kam folur dicka që nuk e them dot sepse mund të quhet informacion nga jashtë. Të kam qëndruar pranë në çdo moment. Je aq i zgjuar sa për të kuptuar arsyen e disa gjërave. S’ta kam pasur asnjëherë me hile, nuk mundesh ti të dalësh në këtë konkluzion.
Luiz: Nuk di ça bëhet jashtë. Unë flas për atë që kam parë, flas për ato 30 sekonda. Kur të dalë jashtë do ta shoh të gjithë, nëse del si thua ti do të them më fal. Nuk hamendësoj dot. Ato 30 sekonda pashë, kam të drejtë të reagojë si dua.
Efi: Po më merr inat për Kiarën.
Luiz: Është pikëpyetje imja. Nuk më intereson të ka falur Kiara, unë mbaj qëndrimin tim. Ti ke dalë jashtë, ke parë, ndoshta kE të drejtë. Unë nuk kam folur asgjë prapa krahëve.
Arbër: Në fillim e kam besuar miqësinë e Efit dhe Luizit, por më pas jo. Filllova të kem dyshime, kur shokut i jepet e drejta edhe kur e ka gabim. Mendoj që Kiara në raport me Efin, ka dhënë përgjigje. Në këtë marrëdhënie Efi ka prerë faturën. Pyetja që i bëri Luizi Kiarës, mori përgjigje.
Zhaklin: Nuk duhet të ndihet e zhgënjyer. Luizi aty brenda nuk ka miq. Nuk je mik kur ja fut thikën pas shpine shokut kur lan dhëmbët. Strategjinë e ka ndërtuar vërtetë duke qënë pas Luizit, tani gjendet vetëm dhe duhet të krijojë strategjinë e saj.
Bledi: Luiz, në datën 7 Maj, do shohësh ecurinë time, nuk ke për të gjetur kurrë Bledin duke bërë intriga.