Reshje të dendura shiu kanë përfshirë Qarkun Dibër pasditen e sotme, duke shkaktuar probleme në rrugët nacionale për shkak të intensitetit të lartë.
Ura 158 metra e lartë në fshatin Fshat të Klosit, e cila është pjesë e rrugës së Arbrit dhe ndodhet midis tuneleve 3 dhe 4, u përmbyt nga uji që vinte nga tunelet 2 dhe 3 të fshatit Shkallë të Xibrit.
Për shkak të sasisë së madhe të ujit dhe bllokimit të shkarkuesve mbi urë, u krijua një pellg i madh, duke rrezikuar drejtuesit e automjeteve që udhëtonin nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër.
Në këtë aks rrugor pati probleme edhe me rënien e gurëve, veçanërisht në bajpasin e Murrizit dhe në zonën e Xibrit.