Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, për të goditur një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Shfrytëzonte një 24-vjeçare, për prostitucion, vihet në pranga 37-vjeçarja Flurime Avdulaj. Gjithashtu, procedohen penalisht 4 shtetas të implikuar në këtë rast.
Nga një hetim disajavor, i ndjekur me metoda proaktive, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe nga Prokuroria e Fierit, u siguruan prova për një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Në bazë të këtyre provave u finalizua operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasja F. A., 37 vjeçe, banuese në Fier.
37-vjeçarja dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase 24 vjeçe.