fbpx
E martë, 3 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Shëndeti i fëmijëve i kërcënuar, vaksinimi ka rënë

Tirana Press by Tirana Press
12/01/24 - 09:55
in Sociale, Shëndet
A A
Shëndeti i fëmijëve i kërcënuar, vaksinimi ka rënë
21
VIEWS

Fëmijët e sotshëm rrezikohen nga një seri sëmundjesh në disa raste vdekjeprurëse për arsye se vaksinimi është përkeqësuar ndjeshëm pas pandemisë. Të dhënat finale nga INSTAT tregojnë se edhe përgjatë 2022 treguesit e vaksinimit u përkeqësuan me tej. Në vitin 2022 u vaksinuan për tuberkulozin 98.7 për qind e fëmijëve nga 99.7 % që ishte ky tregues në vitin 2015. Përkeqësim kishte edhe me vitin 2021 ku vaksinimi i fëmijëve për tuberkulozin ishte 98.8%.

Rënie pësoi edhe vaksinimi ndaj difterisë, i cili u injektua ne 95 % të fëmijëve më 2022 nga 95.8% më 2021, ndërkohë që para pandemisë kjo vaksinë aplikohej në 99.8% të fëmijëve.

Vaksina e tetanosit u aplikua në 95% të fëmijëve më 2022 nga 95.8% në vitin 2021 dhe nga 99.8% që ishte para pandemisë Covid-19.

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

Fruth-Rubeola u aplikua vetëm bë 89.3% të fëmijëve nga më shumë se 95% para pandemisë.

Gjithashtu vaksina ndaj Poliomielitit u krye vetëm ne 98 % të fëmijëve nga 99.1% më 2013.

Programi i Kombeve të Bashkuara për fëmijët (UNICEF) raporton se çdo vit vaksinimi shpëton 2 deri në 3 milionë fëmijë nga sëmundjet vdekjeprurëse. Vaksinat mbrojnë dhe ndihmojnë fëmijët të rriten shëndetshëm. Ato sigurojnë mbrojtje kundër sëmundjeve që mund të çojnë në pasoja të rënda, duke përfshirë edhe aftësinë e kufizuar, madje edhe vdekjen, veçanërisht në rastet kur sistemi imunitar është ende në zhvillim, si tek rasti i foshnjave.

Në vitin 1995 në vendin tonë u prekën një masë e madhe personash që nuk kishin vaksinuar nga poliomieliti në fëmijëri, ku shumë prej tyre humbën jetën ose mbetën me aftësi të kufizuara.

Mos vaksinimi në kohën e duhur në rast të shfaqjes së sëmundjeve shumë ngjitëse fëmija i pa-vaksinuar dhe të gjithë të tjerët janë të ekspozuar ndaj rrezikut. Fëmijët e pa vaksinuar janë në rrezik të lartë për t’u prekur nga sëmundje të rrezikshme, si fruthi, i cili mund të shkaktojë pneumoni dhe madje vdekje, ose poliomieliti, i cili mund të çojë në paralizë të pakthyeshme e madje dhe në vdekje.

Në Shqipëri vaksinimi nuk është i detyruar, por ka disa mekanizma që detyrojnë prindërit. Qeveria ka kushtëzuar disa shërbime me vaksinat. PSH fëmijët nuk mund të regjistrohen në klasë të parë nëse nuk kanë bërë vaksinën./ MONITOR

Tags: alarmantefemijmjeketrrezikVaksinim

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës
Sociale

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

09/09/24 - 08:27
9
Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh
Sociale

Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh

31/08/24 - 08:07
11
Grida Duma analizon gjuhën e Metës ndaj SPAK: S’ka ndodhur kurrë…
Shqipëria

Rrëfimi i rrallë i Grida Dumës: Ju tregoj rrëzimin tim, mendimi i parë pasi…

31/08/24 - 08:02
11
Next Post
lir Beqaj paraqitet sërish për t’u marrë në pyetje në SPAK

lir Beqaj paraqitet sërish për t'u marrë në pyetje në SPAK

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.