Këngëtari Young Zerka ka qenë i ftuari i rradhës në emisionin “Zemër Luana”.
Në traditën e përjavshme të emisionit, Zerka është vënë përballë lojës duke zbuluar më shumë rreth jetës private që nuk di shumë publiku.
Ndër të tjera këngëtari tek loja e sekreteve u ndal tek fotoja e dyshes më të njohur të momentit, Dj PM dhe Dj Dagz.
“Ashtu si Pm dhe Dagz do të bëhet baba,”- u shpreh Zerka, duke lënë të kuptohet se mbase ka ardhur momenti që çifti Sarah Berisha dhe Dj Pm mund të kenë në planet e afërta një fëmijë.
Zerka e ka kaluar duke qeshur këtë moment, duke mos pasur asgjë të sigurtë deri tani.
Ndërsa vetë çifti në një “intervistë” nga Instagram nëpërmjet ‘ask’, Dj PM është pyetur nga një ndjekës se kur e kanë në plan martësën apo të bëjnë një fëmijë sëbashku.
PM u shpreh se dasma në është në planet e afërta dhe as e kanë menduar në planet e afërta për një fëmijë.
“Nuk e di, kur të vijë koha. Për momentin nuk është se e kemi bërë plan kështu që kur të vijë koha. Besoj që disa gjëra bëhen me kohën. Disa gjëra vërehen vetë. Por nuk e kemi menduar këtë pjesë, përkundrazi shumë shpesh tallemi me njëri-tjetrin “do të mbesim pa martuar”- u shpreh ai.