Robert Aliaj ka folur sot në lidhje me historinë e Kristit dhe Kejsit. Në një intervistë ai ka folur në lidhje me deklaratat e Sabianit, pas lidhjes së të bijës me Kristin, brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.
Ai i ka cilësuar deklaratat e Sabianit në rrjet, si deklarata anadollake dhe mesjetare, që një prind evropian nuk duhet t’i bëjë kurrë për fëmijën e tij.
“Ti ndërhysh fëmijës në zgjedhjet e veta është gjëja më e tmerrshme që mund t’i bësh fëmijës në Evropë, se duan të impenjohen në Eu. Këto qëndrime krejtësisht anadollake… kur njerëzit shohin se në çfarë niveli mjeran ka rënë një pjesë e shoqërisë. Janë shqipfolës, por jo shqiptar. Një shqiptar i ndershëm është shqiptar i Nolit, i Migjenit, nuk janë këta shqiptarë që në mënyrë analfabete, artikulojnë revoltën e tyre e shprehin duke kërcënuar njerëzit e familjes. Po bëhet nami, ne po përjetojmë disa moment mesjetare këtu”, ka thënë ai.