fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

“Sa të punoj do të të dërgoj lekë”, nëna e të arrestuarit për vrasjen në Dhërmi: Pronari i kërcënoi me armë

Tirana Press by Tirana Press
08/06/24 - 09:01
in Kronikë
A A
“Sa të punoj do të të dërgoj lekë”, nëna e të arrestuarit për vrasjen në Dhërmi: Pronari i kërcënoi me armë
5
VIEWS

Nëna e Daniel Qoses, një prej të arrestuarve për vrasjen e recepsionistit Eraldo Nevruzi, ka folur për mediat për ngjarjen e rëndë.

Mes lotësh, Kostaqe Qose tha se pronari i hotelit, Gerald Shehu, i ka kërcënuar me armë dy punëtorët e tij, Danielin dhe David Lartin për ta ndihmuar në fshehjen e trupit. Ajo tha se djali kishte shkuar në Dhërmi që prej muajit prill pasi punonte si kamarier në hotelin ku ndodhi ngjarja.

Ajo tha se djali i saj kishte 5 vite që punonte në hotel, por kurrë nuk kishte patur probleme. Lajmin e arrestimit të djalit, ajo e ka marrë vesh në televizor por thotë se ai nuk ka lidhje me vrasjen.

Lexo mëShumë

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim

Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!

“Dëgjova nga TV në mëngjes që ishte bërë një vrasja, nuk e dija që kishte ndodhur në lokalin ku punonte djali, i rashë telefonit nuk më përgjigjej, e shikoja në linjë i bija por ma mbylli. Mora vajzën në Gjermani dhe e pyeta si e ka emrin lokali ku punon djali? Më duket se Greccia më tha. Marrim pyesim një shok në Dhërmi, edhe ai më tha i bije dhe nuk më përgjigjet por mos ki merak se do shkoj unë.

Gjetëm numrin më pas, i thamë interesohemi për një djalë që është ai staf. Na thanë i kemi arrestuar po i marrin në pyetje por nuk mund t’ju japim sqarim. Në orën 10 pashë në lajme figurën e djalit. Djali ka ikur që në 6 prill ka 5 vite që punon aty, tek i njëjti pronar dhe nuk ka patur probleme më herët.

Siç thonë edhe në lajme ai i ka kërcënuar dhe i kanë dhënë qese kuzhine dhe e kanë ndihmuar në makinë se i ka kërcënuar me armë. Është nisur burri me çupën andej se morën një avokat dhe nesër kanë gjyqin. Danieli nuk e njihte se aq ditë kishte në punë, por ky pronari njihej me të që në Angli, kanë bërë sherre. Nuk kemi mundësi për ta ndjekur, djali mori rrugët për të punuar”.

Nëna e Qoses ka treguar se me djalin ka folur për herë të fundit para tre ditësh dhe ai i kishte premtuar se do t’i sillte para sapo të niste sezoni zyrtarisht.

“Fola para tre ditëve, i thashë biri i nënës i thashë si je a po punon, më tha mami po presim anglezët, do të punoj do të të dërgoj ndonjë lek. Vetëm djali na punon edhe këtu në Korçë ka punuar banakier në lokale ndërsa atje ka punuar banakier e fuste pronari edhe te piceria. Djali nuk ka pasur më herët shqetësime nga pronari, këtë vit nuk donim ta dërgonim kaq herët se fejonim çupën por pronari i tha hajde se zihet vendi. Deri në shtator punonte aty”.

Tags: akuzedanieldeshmikercenimnenavrasja ne dhermi

Artikuj të Ndërlidhur

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim
Kronikë

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim

30/09/24 - 12:01
3
Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!
Kronikë

Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!

30/09/24 - 08:38
20
Tentoi të vrasë Durim Bamin, kush është Marklen Haka që ra në pranga në Nikël/ I dyshuar për vrasje, i mbijetoi disa atentateve
Kronikë

Tentoi të vrasë Durim Bamin, kush është Marklen Haka që ra në pranga në Nikël/ I dyshuar për vrasje, i mbijetoi disa atentateve

09/09/24 - 08:58
3
Në ’97 i vranë babanë, Elis Rroshkodoli u qëllua me 18 plumba teksa po pinte kafe
Kronikë

Në ’97 i vranë babanë, Elis Rroshkodoli u qëllua me 18 plumba teksa po pinte kafe

30/08/24 - 01:23
11
Next Post
Dhuna ndaj Mëngjesit/ Mbyllet greva e avokatëve! Paralajmërohen masa penalizuese ndaj atyre që bojkotuan

Dhuna ndaj Mëngjesit/ Mbyllet greva e avokatëve! Paralajmërohen masa penalizuese ndaj atyre që bojkotuan

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.