Pas rritjeve të vazhdueshme të çmimeve, tregu i pasurive të paluajtshme duket se po merr kthesë.
Vihet re nga raportimi i Bankës së Shqipërisë se 6 mujori i dytë për vitin 2022 është ulur tregu, përveç kësaj çmimet e pronave kanë rënë nga 9% nga gjysma e vitit në tjetrin sipas treguesve të matjes.
Banka e Shqipërisë thekson se një ndër faktorët kryesorë është norma e lartë e interesit nga kredia dhe rritja e njëpasnjëshme e kostos së jetesës. Nga ana tjetër oferta, rritja e materialeve përkatëse, si dhe shpenzimet e larta me fuqinë punëtore kanë çuar në uljen e numrit të ndërtimit me 14% krahasim me një vit më parë.
Ndërtuesit nga çmimet e larta të normave të interesit detyrohen të ulin çmimet për shitjen e shtëpive dhe apartamenteve të ndryshme. Është bërë e papërballueshme nga qytetarët blerja e shtëpisë me këste, kështu që bien blerjet dhe rënie të çmimeve të tregut.
Sipas raportimit të një agjenti imobiliar Dorian Spahiu thotë se “Kemi pasur ulje as në gjashtëmujorin e kaluar, e vërtetë që në raport me një vit më parë tregu është ngadalësuar duke marrë parasysh normat e kredisë së rritura, duke marrë parasysh se sa apartamente ka sot në treg. Edhe ne ndjejmë një stepje të klientëve, sidomos të shtresës së mesme, të cilët tashmë jo se nuk po blejnë, por hezitojnë pak më shumë, pasi edhe kredia kushton më shumë.”
Nga ana tjetër Banka shprehet se agjentët janë optimistë dhe kanë një qëndrim pozitiv në një periudhë afatshkurtër shitjen e banesave dhe më afatgjatë nëse vlerat do jenë të ulëta se mesatarja historike. Me gjendjen aktuale të kostove pritet të ketë rritje të tregut të kërkesave të shtëpive dhe rimëkëmbjen e tregut.