Aktori me famë botërore Robert De Niro është bërë baba në moshën 79-vjeçare. Fëmija i shtatë i porsalindur i Robert De Niro është parë për herë të parë, teksa partnerja e aktorit Tiffany Chen doli për një shëtitje me fëmijën e saj në NYC.
Aktori tronditi botën kur zbuloi në një intervistë të dhënë në fillim të kësaj jave se së shpejti do të bëhej baba, pasi Tiffany, e cila besohet të jetë 45 vjeç – u pa me një bark të rrumbullakosur në muajin mars.Fëmija i porsalindur i çiftit – i cili dukej se ishte më pak se një muajsh – ishte i veshur me një rrobë rozë dhe ishte mbështjellë me një batanije të bardhë ndërsa Tiffany e nxirrte foshnjën nga një karrocë fëmijësh.
Ndonëse për ndjekësit e tij ishte surprizë ky lajm, në një intervistë të dhënë pak kohë më parë De Niro shprehej se nuk ishte i befasuar që do të bëhej sërish baba dhe se shtatzënia me të dashurën Tiffany Chen ishte ‘e planifikuar’.
“Si ndihesh që do të bëhesh baba sërisht, a je i emocionuar”?
“Sigurisht që jam i emocionuar”, tha aktori kur u pyet nëse ishte i emocionuar. “Unë e dija që do të bëhesha baba pasi e kishim planifikuar .” Kur u pyet nëse bërja prind bëhet ndonjëherë më e lehtë, De Niro tha: “Kurrë nuk bëhet më i lehtë”.
Kolegët e De Niro’s Sebastian Maniscalco dhe Kim Catrall, ishin të emocionuar për aktorin, Sebastian u shpreh i habitur pasi kolegu i tij ia kishte mbajtur të fshehur faktin që po priste një fëmijë.
“Tiffany është një grua e mrekullueshme dhe besoj se gjithashtu do të jetë një nënë shembullore dhe e kujdes’shme u shpreh aktori.”