Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugore, si pasojë e depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare kryesisht të larta dhe transparente. Vlen për tu theksuar se temperaturat në vlerat e mesditës pritet të kapin vlera deri në 30 gradë celsius, vlera këto anormale dhe rreth 7-8 gradë më të larta se mesatarja klimatike mujore për vendin tonë.
Gjithashtu duke nisur nga dita e Diel, pritet afrimi gradual nga europa perëndimore e një qendre të thellë të presionit të ulët e cila duke kaluar mbi Afrikën e veriut do të transportojë mbi europën kryesisht juglindore sasi të larta të pluhurit (me origjinë nga rëra e shkretëtirës së Saharasë).